Ky kurs interaktiv online është zhvilluar në anglisht nga Divizioni për Bashkëpunim kundër Krimit Ekonomik së bashku me Programin Edukimi për të Drejtat e Njeriut për Profesionistët Ligjorë (HELP) të Këshillit të Evropës. Ai u publikua në vitin 2021. Materialet që trajtojnë kuadrin ligjor për Shqipërinë janë përgatitur nga ekspertët e Këshillit të Evropës, Zyra në Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA).
Kursi shërben për çdokënd të interesuar për të ndjekur dhe kuptuar bazat e parandalimit të korrupsionit. Ai vlen për “punonjës të rinj”, si dhe për ata që kanë tashmë njohuri rreth parandalimit të korrupsionit, por janë kureshtarë të zbulojnë këndvështrime të reja.