Loading Events

Trajnim_Negocimi dhe Vendimarrja

Shkolla Shqiptare e Administratës Publike vjen pranë jush me trajnimin me certifikim “Negociimi dhe Vendimarrja” me trajnere Vanina Jakupi.
️Data e zhvillimit:  9 tetor 2024
Ora: 09:00-15:30
Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen brenda dates 3 tetor 2024 sipas tabelës formatit bashkëlidhur.
 Kursi me certifikim përfshin trajnim në strategjitë e negociatave, komunikimin efektiv, analizën e interesave të palëve, zgjidhjen e konflikteve dhe teknikat e vendimarrjes. Pjesëmarrësit mësojnë si të arrijnë marrëveshje të favorshme dhe të qëndrueshme për të gjitha palët përkatëse.
Trajnimi ka një kohëzgjatje  6 orë.
Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit që kanë ndjekur të plotë  trajnimin, do të pajisen me certifikatë pjesëmarrje.